Reperi i njohur Capital T, ka tash e sa disa ditë që ka marrë rolin e një ‘blogeri’, duke publikuar në rrjetet sociale video nga përditshmëria e tij.
Pas videos së parë, ku ai tregonte se si e nis mëngjesin dhe çfarë bënë kur të zgjohet, kësaj here, ai ka publikuar për fansat një tjetër video.
Bëhet fjalë për pjesën e ushtrimeve, pasi reperi është mjaft i dhënë pas fitnesit.
Në videon e publikuar për fansat në YouTube, Kapo tregoi se shkon në palestër me veturë, teksa gjatë gjithë kohës dëgjon muzikë hip-hop.
Më pas, ai fillon të bëjë ushtrime nga më të ndryshme, nga ato më të lehtat e deri tek ato më të rëndat.
Kujtojmë që Capital T është një prej personazheve publike i cili ka bërë më së shumti ndryshim në fizikun e tij, kjo falë përkushtimit të madh në palestër.
Ai vazhdon të jetë një prej reperëve më të pëlqyer të estradës, duke sjell çdo herë këngë të reja për fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/