Telegrafi

Capital T: Një ditë do të vdesim e do t’i lëjmë krejt, shijojeni jetën dhe jepni sa më shumë dashuri

Foto: Capital T/InstaStory

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan gjithmonë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Jo të pakta janë rastet kur reperi përpiqet që të transmetojë një mesazh motivues për fansat e tij.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi përmes Instagramit, duke shkruar në InstaStory disa fjalë për dnjekësit e tij, përmes së cilave u kërkon që t’ia dinë vlerën vetes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Një ditë do të vdesim edhe kemi për t’i lënë krejt, shijojeni momentin, jetën, ndihmo ku e kujt të mundesh dhe jep sa më shumë dashuri”, ka shkruar ndër të tjerash Capital T.

Foto: Capital T/InstaStory

Ai përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së tij më të fundit “600 PS”, e cila u prit mirë nga publiku.

Kjo është kënga e parë e albumit të tij të ri me titull “Skulpture”, që do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/