Telegrafi

Capital T në studio muzikore, paralajmëron projekte të reja

Foto: Capital T/Instagram

Capital T mbetet ndër reperët më të njohur shqiptar me një bagazh të gjerë artistik.

Reperi i njohur pas pushimeve në Itali është kthyer në Prishtinë, dhe menjëherë ka nisë punën për projekte të reja muzikore.

Trim Ademi (emri i vërtetë) ka postuar disa imazhe, në të cilat shihet në studio bashkë me ekipin e tij.

Foto: Capital T/Instagram

Reperi në mbishkrimin e fotografive ka paralajmëruar se është duke punuar në këngën të reja, që pritet të lansohen së shpejti.

Foto: Capital T/Instagram

“Projekte të reja rrugës”, ka shkruar Capital T sipër fotove që ka ndarë me fansat në Instagram.

Foto: Capital T/Instagram

Rikujtojmë që kënga e tij e fundit është “Buzëqeshje”, që u prit mirë nga fansat e tij e që padyshim ishte hit i verës që lamë pas. /Telegrafi/

Foto: Capital T/Instagram