Reperi nga Kosova, Capital T, ka qëndruar në Staffordshire për të ndjekur ndeshjen e futbollit ndërmjet Stoke Cityt dhe West Bromwich Albion.
E gjitha kjo për të përcjellë nga afër mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili është rikthyer nga lëndimi.
“Erdha të mbështes vëllanë tim, Xherdan Shaqiri, për kthimin e tij nga lëndimi, ndeshje e shkëlqyer”, ka shkruar reperi në postimin e tij.
Takimi përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), me golat e Joe Allen dhe Jose Salomon Rondon.
Shaqiri luajti nga minuta e parë në atë ndeshje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 88-të. /Telegrafi/