Ai është njëri prej artistëve më të pëlqyer e më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.
Fjala është për Capital T, i cili e ka dëshmuar këtë ndër vite me projektet që ka sjell.
Reperi i njohur veç kësaj ka realizuar edhe disa albume që janë pritur mirë nga fansat e publiku.
Në vitin 2010, Kapo publikoi albumin “Replay”, e në 2012 solli albumin tjetër të quajtur “Kapo”.
Në 2017 erdhi me “Winter Is Here”, gjersa në vitin 2020 lansoi një tjetër të titulluar “Skulpturë”.
I fundit album nga Trim Ademi (emri i vërtetë) quhet “Heart Broken Kids”, të cilin e solli në 2022.
Në një postim të ri në InstaStory, ai ka njoftuar se po vjen me albumin e gjashtë.
“Albumi i gjashtë është rrugës. Çfarë udhëtimi emocional”, ka shkruar ai në postim.
Pritet të shihet se çfarë po përgatit tani këngëtari i famshëm, ndonëse shquhet për projektet unike. /Telegrafi/