Bukuroshja e DigitAlb, Jonida Vokshi, duket se ka nisur një histori dashurie të re dhe atë me reperin prishtinas, Capital T.
Faqja e Instagramit e njohur për zbulimet skandaloze të botës së yjeve, Vipat e Bllokut, ka zbuluar një mesazh nga një burim i cili vjen nga Londra.
Sipas këtij burimi, Capital T gjendet në Londër bashkë me Jonidën dhe janë parë dorë për dore e duke u puthur së bashku.
Po sipas këtij burimi, ata janë duke u qëndruar në të njëjtin hotel dhe po kalojnë momente të bukura bashkë.
Ata thuhet t’i ketë lidhur Elvana Gjata e cila ka propozuar reperin te bukuroshja e njohur e televizionit.
Mbetet të shihet nëse do të kemi ndonjë konfirmim nga vet reperi Capital T për këtë spekulim, por duket se udhëtimi i tij krejt papritur në Londër, nuk ishte në fakt i papritur dhe i pa planifikuar.