Telegrafi

Capital T në Ditën e Fëmijëve: Ju jeni e ardhmja prandaj kujdesi im është i dyfishtë çka shkruaj në këngë e çka performoj në klipe

Capital T (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T, është i hapur me publikun dhe njëherësh tejet i ndjekur në rrjete sociale.

Ai ditën e sotme (e martë) ka bërë një postim për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 Qershorin).

Trim Ademi (emri i vërtetë) së fundmi ka shpërndarë një video të realizuar nga fansat, ku shfaqen disa nga momentet e lumtura që ka pasur me fëmijët.

Me këtë rast, 29 vjeçari ka bërë një shkrim duke theksuar se ka një kujdes të veçantë nëpër klipe e performanca dhe se shpreson të jetë një shembull i mirë për ta.

Lexo po ashtu Urimet e VIP-ave shqiptarë për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve “1 Qershorin”

“Urime Dita e Fëmijëve. Ju jeni e ardhmja prandaj kujdesi im është i dyfishtë çka shkruaj në këngë e çka performoj në klipe, se e di që ju i keni sytë në mua. Shpresoj që të jem një shembull i mirë. Ju dua”, ka shkruar ai.

Krahas Kapos, dedikimet e urimet nuk munguan as nga yjet e tjerë përmes postimeve të ndryshme.

Capital T në anën tjetër po vazhdon të jetë mjaft aktiv edhe në muzikë, teksa së shpejti do të sjellë këngën e re në bashkëpunim me Kiddën. /Telegrafi/