Telegrafi

Capital T ndihmon familjet në nevojë: Zoti është i madh, ai e di qëllimin tim

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, së fundmi i është bashkuar një iniciative me hoxhë Halil Kastratin, për tu dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Së fundmi, ata lajmëruar se po ndërtojnë pesë shtëpi për familjet nevojtare.

Këtë mision dyshja e kanë përmbushur, ndërsa disa fotografi nga aksioni i ndërmarrë, Kapo ka publikuar disa fotografi për fansat në rrjetin social Instagram.

“Zoti është i madh ai e din qëllimin tim, sot ishte një ditë e mirë”, ka shkruar Kapo në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumtë, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për gjestin e bërë.

Capital T është shumë aktiv në tregun muzikor shqiptar, ndërsa përveçse argëton njerëzit me muzikën e tij, ai mundohet që shpesh edhe tu ndihmojë atyre që vërtet kanë nevojë.

Së shpejti, ai ka paralajmëruar se do të sjellë një këngë të re me klip për festat e fundvitit. /Telegrafi/