Capital T si zakonisht ka shfaqur performancë fantastike në Gjakovë, sërish në një nga klubet më të mëdha në vend, Hangover.
Pikërisht Hangover shënoi fundin e sezonit dimëror, ku për këtë u ftua top performuesi, hip hop ylli, Capital T.
Pas performancës epike të Kapos të shfaqur verën e kaluar, ai tash u ftua për të mbyllur sezonin.
Rreth dy mijë të pranishëm ishin në Gjakovë për të shijuar spektaklin e Capital T i cili pushtoi skenën duke performuar hit pas hiti.
Hangover pritet që të vazhdojë me netët spektakolare qysh nga muaji qershor, kur edhe hapet sezoni veror, duke konkurruar me klubet më të mëdha në rajon dhe Evropë.
/Telegrafi/