Telegrafi

Capital T: Ndaloni së bëri të famshëm njerëzit budallenj, është e rrezikshme

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Megjithatë, së fundmi si rrallë herë ai ka bërë një reagim mjaft të çuditshëm në një shkrim të publikuar në InstaStory.

Foto: Capital T/InstaStory

“Ndaloni së bëri të famshëm njerëzit budallenj. Është e rrezikshme”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kushtrim Ademi.

Nuk dihet nëse një thënie e tillë i është kushtuar dikujt në veçanti, mirëpo si shumë persona të tjerë – Kapo duket të jetë i revoltuar me faktin se disa persona zënë vend në media pa pasur ndonjë profesion.

Foto: Capital T/Instagram

Viteve të fundit, emisionet dhe spektaklet e ndryshme që iu ofrojnë njohje personave që nuk janë të famshëm, është një dukuri mjaft e shprehur në televizionet vendore. /Telegrafi/

Foto: Capital T/Instagram