Site icon Telegrafi

Capital T: Mos e merrni shumë seriozisht jetën, është film i metrazhit të shkurtër

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur, Capital T, vazhdon të jetë një emër shumë i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë, ai ndau me ta një video, përmes së cilës tregonte se si nis, si vazhdon dhe si përfundon një ditë e tij e zakonshme.

Së fundmi, ai udhëtoi në Gjermani për koncertin e tij të radhës, e ndërsa të enjten ateroi në Holandë.

Ai publikoi disa fotografi për ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, ku si çdo herë tjetër shfaqej mjaft tërheqës dhe me stil.

Capital T shkruan në mbishkrimin e fotografisë një këshillë motivuese për mijëra ndjekësit e tij.

Lexo po ashtu Capital T publikon një video interesante për fansat, tregon se si nis një ditë e zakonshme e tij

“Mos e merrni seriozisht jetën, film i metrazhit të shkurtër është, bëni qejf dhe shijoni sa më shumë që mundeni”, janë fjalët e tij.

Përndryshe, “O ma” titullohet kënga që ai solli për fansat gjatë verës, këngë e cila u prit mirë nga publiku.

Muajt në vazhdim, Kapo pritet të prezantojë për fansat një tjetër projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version