Telegrafi

Capital T mohon faktin se fotografia me muskuj ishte thumb për kolegët (Foto)

Reperi i njohur Capital T ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram Story, në të cilën shfaqte trupin e tij të palestruar dhe me muskuj, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruante: “Qa me bo larg jeni” (sic.).

Nga disa media vendore ky postim u cilësua si thumbim për reperin Ledri Vula, i cili ditë më parë publikoi një fotografi të ngjashme, ku tregonte trupin e palestruar me muskuj gjithashtu.

Në të majtë: Fotografia e Capital T e menduar si ‘diss’ për kolegët. Në të djathtë: Fotografia e Ledrit me muskuj dhe trupin e palestruar. Fotografi të marra nga InstaStory

Por, i kontaktuar nga Telegrafi, vet Capital T mohon faktin që fotografia e publikuar ka qenë një dedikim për dikë në veçanti, aq më tepër për Ledrin, të cilin e ka mik të mirë dhe njihen prej vitesh.

Lexo po ashtu "U harrum" e Ledrit fshihet nga kanali YouTube!

Ai i cilëson këto lajme si mediokre dhe të pavërteta, të cilat nuk kanë ndonjë arsye dhe qëllim të caktuar që publikohen, pos shkaktimin e një “zhurme ” të panevojshme mediatike. /Telegrafi/