Hip hop ylli Capital T ka vendosur të bëjë diskutime të shkurtëra me rivalët e tij.
Ai në një postim në rrjetin social InstaStory është shfaqur teksa nxjerrë zjarrin nga sytë dhe thotë se i dedikohet atyre që e urrejnë, përkatësisht rivalëve.
“Shihemi më vonë”, vazhdon Kapo në këtë postim mjaft kontravers që natyrisht është një montazhë e radhës e stafit të tij.
Capital T këtë postim e ka bërë vetëm një ditë pas publikimit të projektit “Uno”.
“Uno” ka rikthyer fuqishëm rep artistin në skenën e muzikës shqiptare. /Telegrafi/