Telegrafi

Capital T merr pëlqimin e fansave për modelin e flokëve

Reperi i njohur Capital T vitin 2018 e nisi me një ndryshim mjaft drastik në pamje.

Ai vendosi të presë flokët e tij, të cilat për disa vite i mbante të gjata.

Bashkë me ndryshimin, ai solli edhe shumë projekte të reja, të cilat u pritën mirë nga publiku.

bashkëpunimi i fundit me reperin Majk, ishte një hit i padiskutueshëm, i cili në pak javë ka arritur të grumbullojë miliona klikime në YouTube.

Kapo është shumë aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave mban kontaktin me fansat.

Në një fotografi animacion të publikuar së fundmi në InstaStory, reperi pyet fansat përmes një ankete se cili model flokësh i rri më mirë.

Dhe rezultati përfundimtar nga fansat doli të jetë se ata e pëlqejnë më shumë reperin me flokë të shkurtra.

Mesa duket, ai nuk ka gabuar me ndryshimin e tij të fundit në dukje, teksa ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë këngën e tij më të re. /Telegrafi/