Telegrafi

Capital T mbushë Gjilanin për 28 nëntor (Video)

Hip hop superylli, Capital T, ka vazhduar me performancat e tij të suksesshme.

Ai për festën e 28 nëntorit ishte i pranishëm në Gjilan, në një nga klubet e mëdha të qytetit.

Para Stop Club ai ka performuar duke stërmbushur lokacionin, e ku performoi hitet e mëdha të fundit të tij.

Kapo ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndalet, duke paralajmëruar projekte të reja në këtë koncert.

Ai së fundmi publikoi mixtape, “Ëinter is Here” me të cilin edhe publikoi një varg këngësh që u pritën mira nga adhuruesit e tij.

Ndryshe, vera ishte shumë e fuqishme për Kapon, me dy hite si “Hatixhe” dhe “Pse Po ma Lun Lojën”.

Capital T aktualisht do të vazhdojë turneun botëror të tij në vendet evropiane dhe më gjerë ku ka shqiptarë. /Telegrafi/