Capital T performoi dy herë brenda dy jave, e përkundër se për ndonjë artist kjo do të ishte problem, për superyllin e Authentic kjo nuk vlen.
Nuk mungonin as shakatë për performancat e tij të shpeshta në Gjakovë, e madje edhe vet reperi ironizoi në paralajmërimin para performancës.
Pa ndonjë befasi, Hangover në Gjakovë u stërmbush nga reperi i shumë hiteve si “Hatixhe”, “O Ma” etj, i shoqëruar nga 2Po2, një prej ikonave të repit shqiptar.
Hip hop ylli Capital T performoi të gjitha hitet e tij dhe krijo atmosferë impozante, teksa vend më në impiant nuk kishte dhe pse performoi për të dytën herë brenda dy jave.
Kjo performancë e Kapos ishte e fundit para fillimit të HangoverFest, festivalit dy javor në ambient të hapur në Gjakovë ku performojnë yjet më të mëdha të estradës dhe ylli i muzikës house, Tanja La Croix, që vjen nga destinacione si Ibiza e Mykonos. /Telegrafi/