Telegrafi

Capital T-Lorik Canës: Fusha e ndjen mungesën tënde

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur Capital T njihet për miqësitë e shumta që ka me fytyrat publike.

Përveç kolegëve, ai ka raporte shumë të mira edhe me emra të njohur nga futbolli.

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, është gjithashtu një nga miqtë më të mirë të reperit, me të cilin shijon herë pas here ndonjë kafe në lokalet e Prishtinës.

Së fundmi, Capital T ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet krah futbollistit të njohur shqiptar, ndërsa shkruan në mbishkrimin e sa fjalë të mëdha për të.

“Fusha e ndjen mungesën tënde Lorik Cana, por ne jemi duke bërë mirë edhe me teknologjinë”, ka shkuar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti, javë më parë ka publikuar bashkëpunimin më të ri me dajën e tij, 2po2, këngën “Borëbardha”, e cila është pritur mirë nga fansat e të dyve. /Telegrafi/