Ashtu siç kanë paralajmëruar, Capital T, Ledri Vula dhe Majk, kanë prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.
“Yjet dalin natën” titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili u kompletua edhe me videoklip.
Meqë jemi në prag të verës, artistët kanë vendosur që të sjellin një këngë ritmike, të përshtatshme me këtë periudhë.
Teksti është shkruar nga vet reperët, kurse për muzikën është kujdesur producenti Rzon.
Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Avaxus.
Për videon ndërkohë u kujdes produksioni Sekuencë.
Ky duet nuk ka dyshim se do të jetë një hit që do të na shoqërojë gjatë gjithë verës. /Telegrafi/