Telegrafi

Capital T, Ledri Vula dhe Majk më 3 qershor sjellin bashkëpunimin e tyre të ri

Tre artistët e famshëm shqiptarë, Capital T, Ledri Vula dhe Majk, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale në një postim të shpërndarë në Instagram.

Trim Ademi (emri i vërtetë) zbulon se bashkëpunimi i tyre pritet të lansohet më 3 qershor (e shtunë).

Ata kanë prezantuar edhe një pjesë nga videoklipi, në imazhin që kanë vendosur ta ndajnë për paralajmërim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Yjet dalin natën. 03.06.23.13:00”, thuhet në postimin e tyre.

Reagimet qenë të menjëhershme me fansat e tyre që mezi po presin për këtë duet.

Besohet që kjo këngë do të jetë një nga hitet e kësaj vere. /Telegrafi/