Hip hop ylli, Capital T ka publikuar projektin e ri të tij.
“Hookah” publikohet pas shumë paralajmërimeve të mëdha nga reperi.
Në një aeroplan privat dhe i rrethuar nga miq e reperë të tjerë, Capital T publikoi klipin e shumëpritur.
Këngën me klip super luksoz ai e realizoi në bashkëpunim me Rzon, kurse teksti është punuar nga Capital T.
Videoklipi është realizuar në regji të vet reperit i cili është producent i këtij projekti të tij personal.
Capital T kështu vazhdon punën para sezonit veror. /Telegrafi/