Ai është ndër rep-artistët që merr plot dashuri nga fansat e tij.
Fjala është për Capital T, i cili në mënyrë të vazhdueshme sjell fotografi me video nga jeta dhe karriera profesionale.
Kohëve të fundit ai ka qenë duke paralajmëruar për projektin e ri, teksa sot (e hënë) ka zbuluar se kur do të jetë në platforma digjitale.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se të shtunën (27 mars) do të lansohet këngë “Diego”.
“Kur të lansohet këngën “Diego” ose thirreni policinë, ose zjarrfikëset, sepse do të shkatërrohet loja” është shprehur ai.
Përndryshe Capital T ka ofruar edhe sekuenca nga prodhimtaria muzikore, që u pëlqye nga 1.2 milionë ndjekësit.
“Fjalët e nënës” në anën tjetër është hiti tij I fundit, që u publikua katër muaj më parë. /Telegrafi/