Telegrafi

Capital T lanson klipin e këngës “Bomba”

Capital T (Foto: Instagram/TrueKapo)

Capital T ka lansuar projektin më të ri muzikor, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga mban titullin “Bomba” dhe është prodhuar nga vet reperi.

Lexo po ashtu Lajmet për Capital T

Rzon është kujdesur për muzikën, derisa masterizimi është bërë nga Avaxus.

Regjinë e videoklipit e ka bërë Alban Selimaj, ndërsa Adonis Krasniqi është kinematograf.

“O Ma” është një prej projekteve më të fundit solo të realizuar nga Capital T në verën e këtij viti.

Videoklipi i kësaj kënge u publikua në muajin qershor, ndërsa deri më tash numëron afro pesë milionë shikime në YouTube.

Paraprakisht, Kapo kishte ardhur me bashkëpunime me Granit Dërgutin (“Take a shot”) dhe Majkun (“Pasha jetën”). /Telegrafi/