Telegrafi

Capital T lanson këngën “Infinit” (Audio)

Capital T e ka publikuar në YouTube versionin audio të këngës së tij të re “Infinit”.

BoBeatz është kujdesur për muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi.

“Kënga e shumëpritur ‘Infinit’ tashmë ka dalë… Shijojeni”, ka shkruar Kapo në një postim në rrjetet sociale.

“Infinit” është pjesë e mixtape “Winter is Here” që u lansua në tetor dhe përmban 15 këngë.

Më herët, Trimi e kishte publikuar këngën “Yoko Ono” (11 janar) që e solli në bashkëpunim me Granit Dërgutin.

Edhe kjo këngë që u publikua me videoklip është pjesë e mixtape “Winter is Here”.

(Foto: Twitter/True Kapo)

Natyrisht se reperi do të vazhdojë me publikimin e projekteve të reja gjatë vitit 2018. /Telegrafi/