Telegrafi

Capital T lanson këngën e re “Sytë e tu”, momente të nxehta në klip me Françeska Jaçen

Reperi shqiptar, Capital T, ka prezantuar para fansave projektin më të ri muzikor.

“Sytë e tu” mban titullin kjo këngë, ndërsa është e shoqëruar më një klip mjaft atraktiv.

Pjesë e këtij videoklipi është edhe modelja shqiptare, Françeska Jaçe, e cila shfaqet në disa momente mjaft të nxehta me reperin.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, kurse për muzikën edhe këtë herë është përkujdesur Rzon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Besohet se kjo këngë do t’i pëlqejë fansave të tij, ku me tu publikuar në kanalin YouTube pati mjaft reagime pozitive.

Ndryshe, Kapo po vazhdon të jetë njëri prej reperëve më të dashur për publikun, i cili po pëlqehet në masë të madhe. /Telegrafi/