Rep-artisti i njohur, Capital T, kohëve të fundit ka qenë mjaft aktiv në prurjet e reja muzikore.
“Skulpturë” mban titullin albumi i tij , pjesa e dytë e të cilit u publikua me një tetor, e që rezultoi mjaft i pëlqyer nga fansat.
Duket se reperi nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi ka bërë të ditur se është duke punuar në këngë të re.
Lajmin e ka kumtuar në një postim në rrjetin social Instagram, teksa ka ndarë edhe një imazh të shkrepur në studio.
“U ktheva në studio. Çka po gatuajmë? Referencë stilin si cila këngë e imja?”, ka shkruar ai në përshkrim.
Sa i përket jetës personale, ai në një paraqitje televizive ka deklaruar për statusin e tij, që ende qëndron beqarë. /Telegrafi/