Reperi i njohur Capital T ka konfirmuar se më datë 27 tetor do të sjellë “MixTape-in” e tij më të ri.
Ai ka bërë të ditur edhe më parë përmes rrjeteve sociale se tetori është muaji i befasisë së madhe për të, e që konsiston në publikim e projektit gjigant siç është “MixTape” i ri.
Përmes disa fotografive tri të publikuara (kolazh) në Instagram, Kapo bëri të ditur se datën dhe përmbajtjen e albumit të ri.
“‘MixTape’ do të publikohet më 27 tetor, një projekt me 15 këngë, solo dhe bashkëpunime. Shtrëngoni veten. Dimri po vjen…”, ka shkruar reperi Capital T në njoftimin e tij.
Ndryshe, këtë vit, ai ak qenë një prej reperëve më aktivë në tregun muzikor, duke publikuar shumë këngë e bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar të suksesshme, dhe kanë marrë pëlqyeshmërinë e publikut. /Telegrafi/