Telegrafi

Capital T konfirmon datën e lansimit të projektit të ri (Video)

Capital T pritet të publikojë shumë shpejt projektin e tij të ri.

Reperi i Authentic Entertainment pritet të publikojë “mixtape” të tij të ri jo më larg se në tetor.

17 tetori është data kur reperi ka paralajmëruar goditjen e tij të re.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Capital T

Në Instagram ai ka shkruar se ky do të jetë mixtape më i fortë deri tash në hip hopin shqiptar.

“Mixtape më i fortë në hip hopin shqiptar po bjen. 17 tetor”, u shpreh Kapo në rrjetin social Instagram.

Capital T së fundmi lansoi projektin e ri të tij të titulluar “Ulu” me 2Po2, projekt që është në mixtape. /Telegrafi/