Site icon Telegrafi

Capital T komenton pamjet brenda aeroplanit që u largua nga Kabuli: Më kujton 22 vjet më parë, historia që harrohet përsëritet

Këto ditë është bërë virale një fotografi e pjesës së brendshme të një aeroplani që u largua nga Kabuli.

Bëhet fjalë për aeroplanin ushtarak amerikan US Air Force C-17, i cili fluturoi nga Kabuli të dielën.

Siç u raportua, 640 persona ishin të grumbulluar në aeroplan, shumë herë më shumë se sa pritej, kjo pasi aeroplani në fjalë thuhet se është i projektuar të bartë vetëm 150 persona.

Ndërkaq, dhjetëra afganë po ikin nga talebanët, të cilët po përparojnë me shpejtësi dhe po marrin pushtetin në të gjithë vendin.

Lexo po ashtu Pamjet që po shpërndahen në rrjetet sociale: Kështu dukej brenda aeroplani që u largua nga Kabuli

Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi Capital T, duke kujtuar atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Capital T (Foto: Instagram)

“Më kujton dikë 22 vjet më parë”, ka shkruar Kapo në një postim të ndarë në InstaStory.

“Historia që harrohet, përsëritet”, vazhdoi më tej ai.

Capital T (Foto: Instagram)

Afganët më tej u dërguan në një bazë ajrore në Texas. /Telegrafi/

Exit mobile version