Telegrafi

Capital T me këngë të re gjatë javës së ardhshme

Capital T si duket nuk do të ndalet edhe këtë vit me projekte të reja.

Reperi që ka sjell disa këngë vitin e kaluar, të cilat u shndërruan hite, edhe vitin 2018 ka planifikuar të publikoj videokëngë të reja.

Një të tillë e ka paralajmëruar që do ta sjell para publikut më datën 10 Janar, duke mos saktësuar se për çfarë kënge bëhet fjalë.

Në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, reperi ka zbuluar se bashkëpunon me Granit Dërgutin.

‘YokoOno’, titullohet kënga më e re këngëtarit që do të shoqërohet me videoklip.

Ndryshe, nuk dihet nëse kënga i dedikohet bashkëshortes së këngëtarit të ndjerë John Lennnon, Yoko Onos.

Kujtojmë se kënga e fundit e reperit “Moj Hatixhe” është shikuar mbi 31 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/