Telegrafi

Capital T ka një befasi për fansat

Capital T, foto:Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është duke përgatitur një projekt të ri muzikor për fansat e tij.

Kapo, i cili këtë vit ka sjellë një mori projektesh të suksesshme, ka paralajmëruar edhe një të tillë, përveç se kësaj here ai do të ribëjë (‘remake’) njërën prej këngëve të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

Këtë e ka paralajmëruar përmes një postimi të publikuar në InstaStory dhe u ka kërkuar fansave të gjejnë këngën. “Xhaxha Kapo do të rikthehet me një remake, kush e gjen këngën”, ka shkruar ai.

“Filma”, “Borëbardha”, “Menemadhe”, “Kujtime” e “Hookah”, janë projektet e reperit shqiptar të lansuara gjatë këtij viti.

Ndër tjerash, Capital T po vazhdon të jetë aktiv edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë. /Telegrafi/