Site icon Telegrafi

Capital T ironizon me “verën” në Kosovë, veshja e tij sjellë dimrin

Foto: Capital T/Instagram

Të gjithë qytetarët e Kosovës janë ambientuar tashmë me verën e këtij viti, e cila ndryshe nga herët tjera, ka qenë shumë më e freskët dhe me reshje.

Shiu i vazhdueshëm i ka bërë qytetarët që të mendojnë se vërtetë nuk do të ketë verë të nxehtë sivjet.

Lexo po ashtu Capital T viziton fëmijët në QKUK

Kjo situatë duket se ka mërzitur edhe shumë prej emrave të estradës, të cilët pikërisht në këtë sezonë kanë shumë koncerte.

Reperi Capital T është një prej atyre i cili ka vendosur të ironizojë me motin e freskët të korrikut.

Ai ka publikuar një fotografi, të cilën e kishte realizuar në dimër, ku shfaqej i veshur me një xhaketë të trashë e kapele të leshtë në kokë.

“Verë e flladitshme jo po dimri është ende këtu”, ka shkruar Capital T në mbishkrimin e fotografisë.

Me këtë gjë, ai iu ka referuar edhe ‘mixtape’-it të tij të fundit të cilin e solli në fund të vitit të shkuar, të titulluar “Winter is coming (Dimri po vjen)”, frymëzuar edhe nga seriali i famshëm “Game of thrones”. /Telegrafi/

Exit mobile version