Hip hop ylli, Capital T, është mjaft i përfolur për stilin e tij që thuhet se është unik.
Megjithatë, Gazeta Express ka publikuar një seri fotosh që nxjerrin në pah se ai po inspirohet nga reperi Belly.
Edhe Belly edhe Capital T kanë dukje mjaft të ngjashme si në veshje ashtu edhe në syze dhe aksesorë të tjerë.
Belly është pjesë e kompanisë Roc Nation që drejtohet nga Jay Z dhe ka origjinë palestineze.
Belly nuk është i njohur në Kosovë, por ka realizuar disa bashkëpunime me emra të njohur në SHBA. /Telegrafi/