Reperi Capital T së shpejti do të sjellë projektin e radhës.
Vetëm pak ditë pasi ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Ske ditë”, në bashkëpunim me Granit Dërguti, Capital T po punon rreth videos të kësaj kënge, transmeton Telegrafi.
Rep artisti përmes rrjeteve sociale ka ftuar fansat e tij që të bëhen pjesë e videoklipit të ri.
“Krejt fansat që dëshirojnë të jenë pjesë e videoklipit “Ske ditë” dërgoni snap-at me filtera të ndryshëm me lokacione kudo që jetoni në botë dhe me tekst të këngës”, ka shkruar Capo.
Ndryshe projekti i tij i fundit në bashkëpunim me Gent Fatal, u mirëprit mjaft mirë nga publiku. Në kanalin “Youtube” kënga ka arritur rreth tre milion klikime. /Telegrafi/