Reperi i njohur shqiptar, Capital T, së fundmi publikoi këngën e tij të parë të albumit të tij “Skulpturë”.
“Tu festu” mban titullin kënga e parë e këtij albumi, e cila është publikuar në YouTube në versionin audio dhe është pritur mirë nga fansat.
Capital T ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktiv për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi pozoi në plazh duke zbuluar muskujt e tij, teksa mbante dorën në drejtim të qiellit.
Këtë postim ai vendosi t’ia dedikojë Zotit, duke iu drejtuar me falënderime për ato që ka sot.
“Faleminderit Zot për krejt çka kam në jetë, krejt sfidat që mi ke dërguar i kam kaluar e fal tyre sot jam më i fortë”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi.
Në vazhdimësi, ai ka bërë të ditur se do të publikojë me rend të gjitha këngët e albumit të tij të ri. /Telegrafi/