Telegrafi

Capital T falënderon publikun për përkrahjen (Foto)

Capital T ka pasur një fundvit mjaft të suksesshëm.

Hip hop superylli ka pasur një seri koncertesh në trojet shqiptare, ku ka mbledhur mijëra adhurues.

Ai me anë të një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë për prezencën.

“Veç me ju falënderu për përkrahje gjatë krejt tourit të sivjetshëm, është shumë pak. Falenderimin tim për ju kam me e kthy me projekte si asnjëherë më parë, për krejt dashurinë që më keni dhënë anë e mbanë botës”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare

“Deri në tourin tjetër, shumë dashni për juve”, potencoi Capital T në falënderimin e tij në rrjetin social Instagram.

Capital T ka performuar edhe në SHBA dhe Evropë gjatë muajve të fundit.

Në përgjithësi viti i kaluar ishte shumë i suskesshëm për Capital T me hite si “Pse po ma lun lojën” dhe “Hatixhe”. /Telegrafi/