Telegrafi

Capital T dhe TNT lansojnë versionin përpunuar të “200 ditë”

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Reperi Capital T e ka sjellë një version të ri, të përpunuar të hitit të dikurshëm të bendit legjendar “TNT”, “200 ditë”.

Producenti Rzon është angazhuar për përpunimin e kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën. Ndërsa për pjesën e tij të tekstit, si gjithmonë, është kujdesur vet Trim Ademi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

Fillimi i këngës nis me interpretimin e “TNT” me vokalistin Bekim Hallaqi – Belle, ndërsa kujtojmë që Nexhat Macula është kompozitor i asaj pjesë të këngës, me tekst të Hivzi Krasniqit.

“Hookah” është një prej realizimeve më të fundit të Capital T që u lansua me videoklip në muajin prill dhe deri më tani është shikuar mbi katër milionë herë në YouTube.

Sa u përket bashkëpunimeve, ka qenë dueti me 2po2, “Borëbardha”, i cili është publikuar në muajin mars. /Telegrafi/