Telegrafi

Capital T dhe MC Kresha vijnë me “Numra” (Video)

Dy reperët e njohur MC Kresha dhe Capital T kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri “Numra”.

Kënga është një orkestrim i Mixeyt, për muzikën është kujdesur BO. Beatz, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë reperët.

“Numra” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i është besuar produksionit Authentc Films.

Ky bashkëpunim duket të jetë mjaft premtues, teksa vjen me tendencën për tu bërë hit.

Të dy artistët kanë qenë shumë aktivë dhe të angazhuar muajve të fundit në projekte.

Capital T ka lansuar albumin e ri me titull “Winter is here”, ndërsa ka sjell disa këngë të reja për fansat, dhe vazhdon të realizojë të tjera.

ndërkohë, në anën tjetër, edhe MC Kresha është në përfundim të albumit më të ri ëUnited State of Albania”, të cilin pret ta publikojë së shpejti. /Telegrafi/