Telegrafi

Capital T dhe Ledri Vula publikojnë projektin “DMP”

Capital T dhe Ledri Vula (Foto: Instagram/truekapo)

Rep-artisti i njohur, Capital T, që një kohë të gjatë ka paralajmëruar projektin e ri në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Kënga për të cilën ai kishte folur është pjesë e albumit të tij, “Skulpturë”, që do të publikohet me 1 korrik.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Trim Ademi ka bërë të ditur se është lansuar dueti i radhës.

“DMP” titullohet kënga, e cila solli një frymë verore tek të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre.

Për krijimin e instrumentalit të projektit është përkujdesur producenti Rrzon, ndërsa në vizualitetin e tij ka punuar Onima.

Në vetëm për një kohë të shkurtë, kënga është pritur mjaft mirë nga fansat, duke u publikuar kështu në të gjitha platformat digjitale. /Telegrafi/