Koncerti madhështor i Capital T “Time Capsule II”, në Prishtinë shënjoi një gjurmë historike në karrierën e tij, por edhe në muzikën shqiptare.
Së bashku me disa prej këngëtarëve më mirë shqiptarë ai u ngjit në skenë dhe publiku nuk mund të ishte më i emocionuar se aq.
Por nuk është ishte e gjitha.
Lajmi se në koncert do të ishte këngëtari me famë botërore Akon bëri që emocionet të arrinin kulmin.
Nuk u bë vonë, sepse Akon ftoi Capital T në skenë dhe këngës “Smack that” i dhanë një dimension tjetër.
Po, 11 gushti do të mbahet mend si dita kur djali i qytetit të Prishtinës e “dogji” qytetin dhe historia shkruhet nën tingujt e muzikës.