Ai është njëri prej reperëve më të admiruar në estradë.
Fjala është për Trim Ademin apo siç njihet me emrin e artit Capital T, i cili gjatë karrierës së tij ka realizuar bashkëpunime të shumta me një sërë artistësh shqiptarë.
I njëjti mbrëmjen e djeshme (e shtunë) ka qenë i ftuar në “Shiko kush Luan”, teksa në njërën prej sfidave u përgjigj në disa nga pyetjet dedikuar jetës dhe karrierës së tij.
Përballë artistit qëndronte tabela me fotografitë e shumë prej kolegëve me të cilët ai ka bashkëpunuar.
Një nga pyetjet drejtuar tij ishte: “Cilin nga bashkëpunimet e konsideron si më të keqin e karrierës tënde?”, pa u menduar fare, Capital T ka shënjestruar Eni Koçin.
Më pas, u pyet se cili prej kolegëve ishte më pak i talentuari sipas mendimit të tij.
I njëjti goditi sërish foton e Enit duke lënë të kuptohet se raportet e tyre nuk janë edhe aq të mira.
Pavarësisht kësaj, Capital T tregoi se kjo u bë për lojë dhe se nuk ka problem me asnjë këngëtar të skenës shqiptare. /Telegrafi/