Për Ditën e fëmijëve ditën e sotme (e hënë, 1 qershor), reperi Capital T ka vendosur që mos të rrijë duarkryq.
Krijuesi i shumë hiteve i ka befasuar disa fëmijë duke i vizituar ata në një objekt, ndërsa u ka dhuruar atyre edhe disa dhurata.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ka shpërndarë disa video teksa fëmijët vraponin pas tij.
“Një fëmijë mund t’i mësojë një të rrituri tri gjëra: Të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, të jetë gjithmonë i zënë me diçka dhe të dijë t’i kërkojë me gjithë forcë atë që dëshiron. Urime dita e fëmijëve. Një fakt ekstra për mua, unë i dua fëmijët”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.
Në videon e dyte të ndarë me fansat e tij, shihet se rep-artisti u ka dhuruar atyre disa pajisje elektronike.
Duket se fëmijët ishin mjaft të kënaqur me dhuratat e marra, pasi shiheshin plot lumturi para reperit. /Telegrafi/