Hip hop ylli shqiptar, Capital T, është shumë modest me adhuruesit e tij.
Ai gjithnjë shfaqet afër tyre, duke ua shprehur dashurinë.
Së fundmi pas një koncerti ai u befasua kur teksa ishte në veturë, një fanse e hapi derën, kurse Capital T pranoi përqafimin e saj me shumë dashuri.
Capital T ka falënderuar fansen për dashurinë e treguar, teksa la të kuptohet se ai nuk e ka problem që të ketë kontakt të tillë me adhuruesit e tij.
Capital T është një nga artistët më aktivë këtë verë me koncerte. /Telegrafi/