Reperi i njohur i skenës shqiptare, Capital T, vitin që lamë pas bëri bujë në estradë duke sjellë kështu plot 11 projekte të reja që u mirëpritën nga publiku.
Edhe pse tashmë veçse kemi hyrë në vitin 2020, ai ka gati albumin e ri, të cilin pritet të sjellë më 15 janar.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram, ndërsa prezanton një video për fansat e tij.
“Është koha e albumit, çdo projekt tash e mas është prej “Skulpture” kjo që po nihet thirret “600PS” dhe publikohet më 15 janar në ora 15:15”, ka shkruar mes të tjerash ai.
“Albumit kam vendosur ti lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time”, tha 28-vjeçari në një nga intervistat e tij të fundit.
Ndërkohë, i njëjti mori komente të shumta nga ndjekësit që duket se mezi po presin edhe për këto projekte të Kapos.
Ky është albumi i katërt i Capital T, i cili besohet se do të pëlqehet nga publiku marrë parasysh sukseset e tij të deritanishme.
Ai vitin e kaluar u përfol mjaft shumë edhe për koncertin “TIME CAPSULE” të mbajtur në Tiranë pasi ishte në tjetër nivel ngaqë ishim mësuar të shohim. /Telegrafi/