Telegrafi

Capellon nuk e befason pensionimi e hershëm të Guardiolas

OSLO, NORWAY - MAY 31: Manager Fabio Capello of Russia looks on during the International Friendly match between Norway and Russia at Ullevaal Stadion on May 31, 2014 in Oslo, Norway. (Photo by Trond Tandberg/Getty Images)

Deklarata e lëshuar një ditë më parë nga Pep Guardiola se është afër mbylljes së karrierës së tij si trajner, edhe pse cilësohet relativisht i ri për këtë profesion, nuk e ka çuditur Fabio Capellon.

Trajneri i njohur italian ka komentuar këto deklarata dhe sipas tij, ka të bëjë me dy arsye shumë të qarta.

“Futbolli i Guardiolas është në thelb i njëjti dhe nëse kundërshtarët arrijnë të gjejnë zgjidhje për të, atëherë duhet të kesh një alternativë”, tha ai, duke lënë të kuptohet se spanjolli e kishte të vështirë ta bënte një gjë të tillë pasi i qëndronte besnik të njëjtës mënyrë loje.

“Gjithsesi, mendoj se nëse ka bërë një deklaratë të tillë, është edhe sepse mendoj se mund të ketë në mendje idenë që të bëhet në të ardhmen presidenti i Barcelonës”, deklaroi Capello, i cili e njeh mirë ambientin në Spanjë ku ka drejtuar Real Madridin.