Telegrafi

Capello te Interi, ja situata e tanishme

Filippo Capello që është djali i ish-trajnerit të Romës e Juventusit, Fabio Capellos, ka thënë se babai i tij nuk do të jetë drejtues te Interi.

Në ditët e fundit është folur shumë që Fabio Capello është zgjedhur nga drejtuesi e rinj të Inerit, për një rol drejtues.

Por është djali i tij që thotë se nuk ka asgjë deri më tani.

“Capello te Interit? Absolutisht jo. Nuk ka kontakte. Të paktën një muaj më parë një ndërmjetësues më ka kontaktuar mua, duke më thënë se ai ishte i informuar se Grupi Suning kërkon konsulent për Evropë”.

Lexo po ashtu Thohir mbështet Mancinin e Icardin

“Ai më kërkoi leje që ta propozojë Fabio Capellon, si një konsulent nga Kina në Evropë . Unë flas për fillimin e qershorit. E kam autorizuar këtë ndërmjetës dhe që atëherë unë nuk kam pasur ndonjë përgjigje”, ka thënë Filippo. /Telegrafi/