Ish-trajneri i Juventusit Fabio Capello ka vënë në pikëpyetje lëvizjen e Bianconerëve për trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarri .
Capello beson se ‘Sarriball’ nuk është një cilësi e mirë për kulturën fituese të Juventusit dhe nuk ka ngurruar ta këshilloj ish-skuadrën e tij.
“Mendësia e klubit të Juventusit ka qenë gjithmonë fituese, është ADN-ja e Bonipertit dhe fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi”, ka thënë fillimisht Capello për Sky Italia.
“Pastaj të luash mirë është e rëndësishme dhe e bukur, por është e zakonshme të thuhet se skuadrat e Max Allegrit nuk luajnë mirë”.
“Në Chelsea, Sarri dështoi të luante siç ai donte, ai foli për një projekt trevjeçar, por në Juventus ai me siguri nuk do të ketë tre vjet në dispozicion”.
“Unë besoj se, edhe për skuadrën që ka në dispozicion, Roma është më e përshtatshme për të se Juventusi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/