Telegrafi

Capello: Interi ka të ardhme të madhe, te Milani nuk kuptoj çfarë po ndodh

Ish-lojtari dhe trajneri i Milanit, Fabio Capello ka insistuar se “nuk kupton asgjë” sa i përket të ardhmes së klubin Rossoner, teksa ka fjalë të mira për rivalët e qytetit, Interin.

Rossonerët janë aktualisht në mes të një ndërrimi të pronësisë, por vonesat e vazhdueshme kanë çuar në dyshime nëse marrëveshja do të përfundojë e gjitha.

Lexo po ashtu Suning dëshiron emra të mëdhenj te Interi

Kjo situatë e ka irrituar edhe Capellon, i cili nuk mund të pajtohet me gjendjen e Milanit, pasi sipas tij ky klub duhet të luaj gjithmonë në nivelet më të larta.

Sipas Capellos, për dallim nga Milani, rivalët e qytetit, Interi, janë në një situatë të mirë, pasi pronarët e tyre janë një kompanie e madhe me ambicie të mëdha.

“Interi kanë një të ardhme të madhe. Suning është një kompani e madhe, një aksionar i madh i cili ka treguar se ata kanë ambicie”, ka thënë fillimisht Capello për Radio Anch’io Sport.

Lexo po ashtu Milani do të shitet më 13 prill?

“Në Milan, megjithatë, unë nuk kuptoj asgjë”, transmeton Telegrafi.

“Milani duhet gjithmonë të luajë në Ligën e Kampionëve. Ata nuk mund të qëndrojnë në këtë pozicion, por duhet të jetë një klub shumë më ambicioz pasi rruga është e gjatë dhe e vështirë”, përfundoi trajneri i njohur italian. /Telegrafi/