Fabio Capello ka paralajmëruar Juventusin se “gjyqtari mund të jetë vendimtar” në finalen e Ligës së Kampionëve me Real Madridin.
Përplasja është në Cardiff të shtunën mbrëma dhe ish-trajneri i Juventusit dhe Realit ka dhënë një mendim kontrovers në lidhje me gjykimin.
“Gjyqtari është gjithmonë një element i rëndësishëm i çdo finale dhe mund të jetë vendimtar”, ka thënë fillimisht Capello për Tuttosport.
“Kjo është arsyeja pse unë kam qenë gjithmonë në favor të VAR dhe teknologjisë së re”, përcjell Telegrafi.
“Ju nuk mund të lejoni që një vit pune të anulohet nga një gabim, madje edhe nëse është në mirëbesim, të një gjyqtari apo asistenti i tij”.
“Mbështetësit e Juventusit mbeten të zemëruar në humbjen e finales të Ligës së Kampionëve 1-0 ndaj Real Madridit në vitin 1998, pasi goli i Predrag Mijatovic ishte pozitë jashtë loje”, përfundoi trajneri i njohur italian.
Ndryshe, gjyqtari kryesor për finalen e Cardiffit do të jetë gjermani Felix Brych. /Telegrafi/