Telegrafi

Capello edhe pse tani punon për pronarët e Interit, titujt me Juventusin thotë se janë fituar me meritë

Trajneri i ri i Jiangsu Suning, Fabio Capello, skuadër e pronarëve të Interit ka thanë se titujt e fituar me Juventusin në vitet 2005 dhe 2006 janë fituar në fushë. 

Capello për asistent e ka zgjedhur Gianluca Zambrottan e.

Ai është tani trajner në klubin që udhëhiqet nga pronarët e Interit, ndërsa ka folur edhe për dy titujt që i ka fituar sa ishte pjesë e Juves.

“Suning është jnjë kompani botërore dhe ka rëndësi të madhe”.

“Gianluca ka luajtur për mua te Juventusi dhe kemi fituar dy tituj bashkë”.

“Ata tituj na u morën, por ne i kemi fituar në fushë. Dhe Brochi do të na ndihmojë shumë në sektorin e të rinjve”, ka thënë Capello. /Telegrafi/