Fabio Capello ka folur edhe njëherë për çmimin më të madh individual, ‘Topi i Artë’.
Trajneri italian kishte deklaruar para disa javëve se Lionel Messi e meriton të fitoj çmimin e ‘Topit të Artë’.
Megjithatë, Capello tani ka ndërruar mendje dhe ka ‘ngrënë’ fjalët e tij, pasi ka deklaruar se është Cristiano Ronaldo ai që meriton ‘Topin e Artë’.
“Ai nuk është një gjeni sikurse Messi, por ai është lojtar i madh”, ka thënë Capello për Fox Sports Italia, përcjell Telegrafi.
“Unë preferoj Messin, por Ronaldo e meriton të fitojë Topin e Artë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/